Loading…

Kush po hyn në garë? Partitë me prurje të reja për kandidat për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

  • 12/05/2026 | 08:39

Kush po hyn në garë? Partitë me prurje të reja për kandidat për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit pritet të sjellin lista me kandidatë për deputetë të rinjë, figura që nuk kanë qenë më parë si kandidatë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu të paktën po premtojnë partitë politikë të cilat do të marrin pjesë në këto zgjedhje, ndonëse listat ende nuk janë dërguar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, deri më tani ka prezantuar Krenare Çerkinin si kandidate për deputete të re, ndërsa akoma nuk dihet kush do të jenë emrat e tjerë të cilët do të kërkojnë vota nga qytetarët.

E kryetari i PDK-së, Bedri Hamza edhe zyrtarisht ka bërë thirrje që të gjithë ata që duan të kontribojnë për Kosovën, ti shkruan atij për mundësinë për tu bërë pjesë e listës prej 110 kandidatëve, ndërsa deri më tani si prurje të reja ka propozuar Aida Dërgutin, Naim Telakun, Shemsi Jasharin dhe Rrustem Mustafën.

Vjosa Osmani e cila në këto zgjedhje do të garoj në listën e LDK-së, me vete ka marrë edhe emra që nuk është se kanë qenë të përfshirë në politikë. Fahrije Hoti, Arjeta Musliu, Bardhyl Hasanpapajn, Visar Xan, Besim Kodra, Brikena Muharremi, janë emrat që do të përfshihen në listën e LDK-së, e bashkë me ta do të jenë edhe ish-deputetët e GUXO-së, Jeta Statovci, Albena Reshitaj, e Haxhi Avdyli.

Në listën e AAK-së nuk dihet nëse do të ndryshojnë emrat për deputetë por ajo që ka ndryshuar është vetë emri i kandidatit për kryeministër ku nga radhët e kësaj partie nuk do të jetë Ramush Haradinaj, por bashkëpartiaku i tij Ardian Gjini.

Ndonëse në lista ka të drejtë të jenë 110 deputetë nga Partia Social Demokrate e cila do të marrë pjesë në këto zgjedhje, do të garojnë vetëm 6 pasi synimin e kanë kalimin e pragut.

Nga kjo parti do të garojnë Dardan Molliqaj Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, dhe Teute Rrusta.

Për zgjedhjet e 7 qershorit që erdhën pasi deputetët dështuan që të zgjedhin një president të ri sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 22 subjekte politike dhe tri koalicione, teksa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi si të vetme ose në koalicion.

Në mesin e partive që nuk janë regjistruar për garë zgjedhore është Nisma Socialdemokrate.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë