Loading…

Kush po i bën sondazhet natën në Drenas?

  • 02/12/2016 | 20:26

Kush po i bën sondazhet natën në Drenas?

Qytetarët e Drenasit, kanë shprehur shqetësimin për telefonatat që dikush po iu bën lidhur me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në këtë Komunë.

Sipas tyre, persona që nuk janë prezantuar se çfarë organizate përfaqësojnë, kanë pyetur se për cilën parti politike do të votojnë.

Lidhur me këtë ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës, duke thënë se (KDI), nuk qëndron prapa kësaj.

“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizata udhëheqëse e rrjetit të OJQ-ve për monitorim të zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), njofton opinionin publik se nuk është duke zhvilluar asnjë hulumtim të opinionit publik lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit”.

Ky reagim vjen pas informatave nga terreni se janë duke u realizuar telefonata për të matur preferencat politike të votuesve që thirren në emër të KDI-së./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë