Loading…

‘Kush po thotë që s’ka reforma në Shërbimin e Jashtëm’: Abrashi ironizon me foton e profilit të MPJ’së

  • 03/10/2022 | 20:26

‘Kush po thotë që s’ka reforma në Shërbimin e Jashtëm’: Abrashi ironizon me foton e profilit të MPJ’së

Njohësi i politikës së jashtme, Emir Abrashi me anë të një postimi në Facebook është tallur me ndërrimin e fotografisë së profilit në Facebook nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, Ministrisë iu është nevojitur ”rrafsh” një vjet e tetë muaj për ta ndërruar atë.

”Kush po thote qe s’ka reforma ne Sherbimin e Jashtem?! Rrafsh 1 vjet e 8 muaj iu kane nevojite me e nderru foton e profilit ne facebook, pas bashkimit te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe asaj te Diaspores. Eh, tash nese logoja i ka marre kaq kohe, bejini hesapet vet se kur do te kendellet Sherbimi i Jashtem…,” shkruan ai.

Kujtojmë se Qeveria Kurti kishte vendosur që t’i bashkojë dy ministritë atë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një dikaster. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë