Qeveria e Kosovës reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.
Në reagim, Qeveria theksoi se kjo masë krijon hapësirën për të trajtuar çështjen në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet demokratike të funksionimit të institucioneve.
“Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit”, thuhet në reagim.
Qeveria shtoi se pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë dhe të përcaktojë standardin kushtetues, në mënyrë që institucionet dhe qytetarët të mos përballen më me pengesa serioze të ngjashme në të ardhmen./gazetametro.net