Loading…

Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi ‘kapje’ të Prokurorisë

  • Nga

  • RAMIZ LLADROVCI

  • 24/03/2023 | 21:22

Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi ‘kapje’ të Prokurorisë

Drejtësia e pavarur është bazament i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë demokratike. Gjykata Kushtetuese me vendimin me të cilin e shpallë jo kushtetues në tërësinë e tij Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dëshmoi integritet, përkundër se ligji ishte bërë me shumë pompozitet nga pushteti aktual.


Shkruan: Ramiz Lladrovci

Tendencat e këtij pushteti për ndërhyrje, politizim e “kapje” të çdo pore të shoqërisë, tashmë janë bërë metodë pune dhe qëllim.

Drejtësia e pavarur dhe efikase është bazament i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë demokratike. E për drejtësi të pavarur dhe të pandikuar duhet përgëzuar për profesionalizëm e integritet gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Pushtetit të sotëm e opozitës së djeshme dhe të nesërme, vetëm kështu mund t’i bëhet e qartë se institucionet e pavarura dhe vitale të shtetit tonë nuk mund të politizohen e as të “kapen”.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë