Loading…

Kushtetuesja s’pyet për tekat e Likës, ia rrëzon kërkesën ish-presidentit

  • 08/04/2026 | 17:42

Kushtetuesja s’pyet për tekat e Likës, ia rrëzon kërkesën ish-presidentit

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk ia ka aprovuar vendimin ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton Gazeta Metro.


Kushtetuesja shpalli vendimin për çështjen e ish-presidentit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg, duke e hedhur poshtë me shumicë votash.

Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime, siç raporton Top Channel.

Për këtë çështje Gjykata Kushtetuese me shumicë votash nuk e mori nën shqyrtim këtë pikë, duke qenë se nuk janë shprehur gjykatat e tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë