Loading…

Cilat janë kushtet e Pacollit për të hyrë në koalicion me LDK’në

  • 10/05/2017 | 21:14

Cilat janë kushtet e Pacollit për të hyrë në koalicion me LDK’në

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të pranonte të bënte një koalicion me LDK-në vetëm nëse kryeministër i përbashkët i tyre do të ishte një person nga AKR-ja.


Pacolli ka thënë se nuk pranon që të bëjnë koalicion me LDK-në nëse Isa Mustafa është kandidat i përbashkët për të drejtuar qeverinë.

“Ne sot kemi kërkesa prej shumë partive dhe kuptimi i të qenurit në politikë është vetëm nëse AKR ka mundësi ta ndryshojë Kosovën, ta ridrejtojë Kosovën në binarët e duhur, ta ndërtojë Kosovën,” ka thënë ai.

“Na ndryshon doktrina qeverisëse me LDK-në. Ne kemi krejtësisht një doktrinë tjetër. Ne tentojmë që qeveria e ardhshme të formohet diku me vetëm 30 për qind të administratës publike që sot e sheh aty. Ne tentojmë që administrata publike të kthehet nga kuantiteti të kthehet në një administratë publike  kualitative”, ka thënë ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Pacolli në disa raste ka thënë se synon që AKR të fitojë 20 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë