Loading…

Kushti i Kurtit: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

  • 02/06/2023 | 23:15

Kushti i Kurtit: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

Rreth takimit në javën e ardhshme me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të vendit, kryeministri Kurti ka dhënë më shumë informacione në një intervistë për NBC News.


Kurti tha se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”, duke shtuar se këto zgjedhje duhen të jenë demokratike.

“Është e qartë se kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira…Ne duhet ta ndalojmë Beogradin në mënyrë që të mos i bullizojë serbët e Kosovës, ata duan të votojnë”, ka shtuar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë