Kuvendi i Kosovës me 88 vota për e 2 kundër ka ratifikuar marrëveshjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor. Të njejtën Kuvendi dështoi ta ratifikojë pak më parë, para se të dilnin në pauzë.
Pas dështimit të ratifikimit të marrëveshjes herën e parë, Kuvendi hartoi një deklaratë të përbashkët e cila paraprinte rivotimin për këtë fond, i cili tashmë kaloi me miratimin e 88 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /gazetametro.net
E plotësuar 12:01
Kuvendi është marrë vesh që të shkojë në pauzë për hartim të një deklarate të përbashkët ku pritet të marrë qëndrim rreth fusnotës.
Duke e sjellë kështu në rivotim projektligjin për marrëveshjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor, përcjell gazetametro.net
Në fakt, kjo paraqet shkelje të rregullores së Kuvendit sepse projektligji një fjalë është votuar një herë, më saktë ka dështuar kalimi i tij. /gazetametro.net
11:52
Me 70 pro, 2 kundër, e 9 abstenime në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projektligji për marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Kjo sepse Vetëvendosja e NISMA kanë kundërshtuar votimin e kësaj marrëveshje.
Puhie Demaku nga VV’ja ka thënë se nuk mund të përkrahet një marrëveshje që e prezanton Kosovën me fusnotë. Po ashtu, Zafir Berisha nga NISMA është shprehur kundër përfaqësimit të Kosovës më fusnotë në këtë Fond.
Përndryshe, Fondi për Ballkanin Perëndimor është një fond që përfshin 6 shtete të Ballkanit dhe financon Arsimin, Kulturën dhe fusha të tjera./gazetametro.net