Kuvendi i Kosovës ndonëse lajmëroi se projektligji për Miniera dhe Minerale u miratua, ai projektligj duket se nuk ka marrë votat siç parasheh rregullorja e punës së Kuvendit.
Pasi ishin 68 deputetë në sallë e nga ta votuan 31 për, pas një moskuptimi të deputetëve që ishin në sallë, u llogarit që ai projektligj kaloi, shkruan gazetametro.net.
Por, pas një pauze, ka qenë nënkryetari Xhavit Haliti që ka bërë me dije se ai projektligj nuk kalon, pasi siç thotë ai, ka qenë dashur të jenë të paktën 35 vota për.
Ndryshe, në këtë seancë janë paraparë disa pika të rëndit të ditës përfshirë edhe dy interpelanca, ajo e kryeministrit Isa Mustafa e thirrur nga deputetja Donika Kadaj Bujupi dhe ajo e ministrit të Zhvillimit Ekonomi, Blerand Stavileci./gazetametro.net