Loading…

Kuvendi i Gjakovës miraton deklaratë në mbrojtje të Haradinajt

  • 12/01/2017 | 12:22

Kuvendi i Gjakovës miraton deklaratë në mbrojtje të Haradinajt

Këshilltarët e Asamblesë Komunale të Gjakovës, sot kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të renditë të ditës, lirimin e ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia me dyshimin se ka kryer krime lufte në zonën e Dukagjinit.


Në ketë mbledhje, të  kryesuar nga Luan Gola, dhe me pjesëmarrjen e kryetares së Komunës Mimoza Kusari – Lila, të gjithë kryesuesit e grupeve të asamblistëve të subjekteve politike në Gjakovë dhanë përkrahje për Ramush Haradinaj, duke besuar edhe në drejtësinë e shtetit francez duke aprovuar një deklaratë të përbashkët me këtë rast, transmeton gazetametro.net.

Në këtë deklaratë thuhet:

1. Kërkojmë nga organet e drejtësisë Franceze që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtojnë rastin Haradinaj gjegjësisht keqpërdorimin e Interpolit nga ana e Serbisë, dhe deri në marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës së një shtetit të tretë që në këtë rast është Serbia që z. Haradinaj të jetë i lirë.

2. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë, te vendosë që si pikë prioriteti të jetë heqja e fletarrestim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse në të kundërtën kjo cenon sovranitetit e Kosovës.
3. Haradinaj ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i cili Tribunal në dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë për të njëjtat akuza.

4. Gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, posaçërisht gjatë viteve 1998-1999 e dënuan të gjitha shtetet demokratike të botës dhe e ndëshkuan me intervenimin e aleancës më të fuqishëm të botës NATO-së, ku një ndër shtetet më aktive ishte shtetit i Francës. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shteti Francez ishte ndër të paratë që beri njohjen e Kosovës shtete i pavarur dhe Sovran, këtë e vërtetoj edhe Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë(GJND).

5. Kuvendi Komunal i Gjakovë , kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që në as një rrethanë të mos nëpërkëmbën vlerat tona kombëtare e që në këtë rast përfaqësues më i denjë i vlerave kombëtare është ish – komandanti i UÇK-së z. Ramush Haradinaj. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë