Loading…

Kuvendi i jashtëzakonshëm në Podujevë: Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i degës së LDK’së atje

  • 29/01/2022 | 12:38

Kuvendi i jashtëzakonshëm në Podujevë: Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i degës së LDK’së atje

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Podujevë, transmeton Gazeta Metro.


Në kuvendin e mbajtur sot të kësaj partie, 75 delegatë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në lidhje me zgjedhjen e Hysenit në krye të degës së LDK’së në Podujevë.

Në këtë kuvend zgjedhor nuk ishte i pranishëm, ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri.

“Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

Agim Veliu thotë se një veprim i tillë nga Abixhiku dhe anëtarët e tjerë të degës së Podujevës do të çojë në shkatërrimin e atij që Veliu e quan “bastioni i fundit i LDK’së”. /gazetametro.net

Thirret Kuvend i jashtëzakonshëm i LDK’së në Podujevë: Veliu me akuza ndaj Abdixhikut

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë