Sot gjatë ditës Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Britanisë së Madhe, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi, shkruan Gazeta Metro.
Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Britanisë së Madhe, e përfaqësuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, sot do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, në hollin e Kuvendit të Kosovës, në orën 12:00.
“Memorandumi në fjalë reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Marrëveshja nënshkruhet sot në Kuvendin e Kosovës, në ora 12:00./gazetametro.net