Loading…

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë nga ora 14:00, kjo është pika e vetme e rendit të ditës

  • 13/07/2020 | 09:38

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë nga ora 14:00, kjo është pika e vetme e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës pritet që të mbajë sot seancë plenare nga ora 14:00, ku do të shqyrtohet rishikimi i Buxhetit për vitin 2020, shkruan Gazeta Metro.


Nga Drejtoria për Media e Kuvendit bëjnë të ditur në një njoftim për media se seanca do të fillojë nga ora 14:00.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Buxheti parashihej të votohej javën që lam pas, mirëpo seanca u la në gjysmë pas tensioneve në Kuvend mes bashkëpartiakëve nga LDK, Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj, ku ky i fundit pati një reagim të ashpër ndaj Kryeparlamentares.

Deri tani të gjitha partitë, me përjashtim të VV’së, janë deklaruar se do të votojnë rishikimin e Buxhetin e Kosovës për vitin 2020./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë