Loading…

Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për kodin e procedurës penale

  • 08/12/2022 | 19:31

Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për kodin e procedurës penale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.


Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, një pjesë e tyre edhe deputetë të partisë opozitare, PDK-së.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, derisa prezantoi projektligjin, tha se i njëjti do t’i prekë ndryshimet procedurale sa i përket dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

“Si nevojë për ndryshimet procedurale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje që kanë marrë përmasa shqetësuese. Nevoja dhe domosdoshmëria e këtyre ndryshimeve, jo vetëm atyre materiale. Pra ashpërsimi i sanksioneve penale dhe përcaktimi i disa veprave të reja penale e determinon edhe nevojën për përshpejtim të procedurave për hetim dhe gjykim efikas”, tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë