Loading…

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare

  • 22/11/2020 | 21:40

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare

Nesër pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila është vazhdim i seancës të kaluar, shkruan Gazeta Metro.


Seanca pritet të fillojë  në ora 10:00, ku si pikë e parë pritet të jetë Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

Ndërsa pikat tjera të seancës janë këto:

5.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

6.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

7.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,

8.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

9.    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,

10.    Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

11.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,

12.    Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,

13.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019,

14.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,

15.    Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,

16.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë