Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot ka filluar riparimi i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit e dhunshëm, të cilët të enjten u futën në hapësirat e Kuvendit duke dhunuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare por njëkohësisht duke demoluar edhe zyrat e këtij institucioni.
Zyra e Kuvendit për marrëdhënie me media thotë se pjesa ku ndodhën incidentet është e mbyllur akoma pas kaosit që protestuesit e lanë pas, transmeton gazetametro.net.
Në Kuvend është vërejtur edhe prezenca e kryeministri teknik Emil Dimitriev, disa deputetëve të VMRO DPMNE-së, megjithëse për sot nuk është parapare të vazhdojë me punë Kuvendi.
Sot ndërkohë, siç mëson Alsat, pritet që kryeparlamentari Talat Xhaferi ta njoftojë me shkresë Presidentin Ivanov se është siguruar shumica parlamentare, se ai është zgjedhur për kryetar të Kuvendit, dhe të kërkojë nga ai që t’i jep mandatin për formimin e qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev./gazetametro.net