Besa Gaxherri javën e kaluar ngriti një shqetësim për një incident që kishte ndodhur gjatë kthimit në Prishtinë nga udhëtimi në Durrës me makinën e Kuvendit. Bëhej fjalë për plasjen e dy gomave të makinës, për të cilën gjë deputetja Gaxherri kishte dyshuar se mund të ishte edhe atentat.
Gazeta Metro kishte biseduar me deputetën e LDK’së, e cila thoshte se kishte dyshime të mëdha për atentat, por që nuk paragjykonte. Ajo kishte ftuar prokurorinë për hetim, por ata që iu përgjigjen janë Sekretariati i Kuvendit të Kosovës.
Sipas tyre, ky incident kishte ndodhur për shkaqe objektive dhe të pamenaxhueshme. Megjithëkëtë, ata kritikojnë deputeten Gaxheri pasi, siç thonë ata, deputetja para se të bëj deklarim publik për këtë, është dashur të lajmëroj Kuvendin për incidentin.
Megjithatë, Kuvendi e ka konfirmuar rastin, për konfirmuar rastin, për çka u ka kërkuar ndjesë deputetes Gaxheri dhe deputetëve të tjerë.
“Bashkëndiejmë shqetësimin me deputeten Besa Gaxherri dhe pasagjerët e tjerë dhe njëkohësisht shprehim keqardhjen tonë për rastin”, thuhet në sqarimin e Kuvendit.
Ndryshe, deputetja Gaxherri edhe pse dyshonte se mund të bëhej fjalë për ndonjë atentat, ajo nuk pranonte se kjo lidhej me kërcënimet e fundit rreth çështjes së demarkacionit./gazetametro.net