Loading…

Kuvendi mban seancë: Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Kosovë

  • 23/03/2023 | 08:09

Kuvendi mban seancë: Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.


Ngjarjet e datës 23 mars 2023:

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese merr vendim për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në  përmbylljen e ushtrimit ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”. (Kazerma e FSK-së në Pomozatin, ora 9:30)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencën për media me temën “Gjykata Kushtetuese konfirmon shkeljen e së drejtës në jetë të Sebahate Morinës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Federata e Futbollit të Kosovës organzion stërvitjen e radhës se Kombëtares së Kosovës para udhëtimit në Izrael. (Kampi Nacional në Hajva, ora 10:45)

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të shpalos para mediave bashkëpunimin e ri me gjigantin e teknologjisë EON Reality, për inteligjencën artificiale, e që është investimi më i madh për fushën e shkencës dhe arsimit. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

OJQ Aktiv organizon konferencën “E ardhmja e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës”. (Selia e OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë