Kuvendi ka nisur punën në seancën që është vazhdim i një seance tjetër. Në sallë aktualisht ndodhen 68 deputetë ndërsa nga kabineti qeveritar ndodhet vetëm zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi.
Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet, për të cilin më pas u bën pishman.
Ky projektligj është votuar pas disa përpjekjeve pasi që deputetët nuk votonin projektligjin edhe pse ishin në sallë.
Por, çka rrallë ndodhë në Kuvend, ani pse u lajmërua se ky projektligj u miratua, pas një pauze ka qenë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ka treguar se sipas rregullores ky projektligj nuk ka kaluar.
Ndryshe, në këtë seancë janë paraparë disa pika të rëndit të ditës përfshirë edhe dy interpelanca, ajo e kryeministrit Isa Mustafa e thirrur nga deputetja Donika Kadaj Bujupi dhe ajo e ministrit të Zhvillimit Ekonomi, Blerand Stavileci./gazetametro.net