Depuetët e Kuvendit të Kosovës sot ka miratuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim, shkruan Gazeta Metro.
Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovas ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi.
Para miratimit të këtyre anëtarëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka thënë që në rast se të njëjtit nuk votohen, studentët rrezikojnë që të regjistrohen në vitin e ri shkollorë, për shkak të mosakreditimit të disa programeve.
“Është e rëndësishme që sot të emërohen anëtarët e rijnë të KShC-së, sepse në rast se nuk emërohen atëherë studentët nuk mund të regjistrohen këtë vit”, ka thënë Nagavci.
Në ndërkohë kryetari i Komisionit për Arsim nga VV-ja, Ardian Gola ka thënë se Komisioni propozon që këta anëtarë të votohen në Kuvend.
“Komisioni në bazë të nenit është takuar dy herë për këtë çështje dhe ka shqyrtuar vendimin e qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të KSHC-së dhe ka vendosur që Kuvendit me ja propozu këtë rekomandim, për votim të anëtarëve me mandat pesë vjeçar”, ka thënë Gola./gazetametro.net