Loading…

Kuvendi shqyrton të enjten kërkesën e KOSTT’it për 11 milionë euro mbështetje për pagesën e shenzimeve të rrymës në veriun e Kosovës

  • 30/04/2021 | 12:03

Kuvendi shqyrton të enjten kërkesën e KOSTT’it për 11 milionë euro mbështetje për pagesën e shenzimeve të rrymës në veriun e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që në seancën që do të mbahet të enjten të diskutohet edhe për kërkesën e KOSTT-it, që t’u ndahen 11 milionë euro për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike në veri të Kosovës.


“Pra, mazhoranca vendosi që në seancën e ardhshme, si propozim i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ka ardhur nga Komisioni për Ekonomi, të diskutohet edhe çështja e pagesave të energjisë elektrike për veri të Kosovës nga taksat e qytetarëve, një shumë rreth 11 milionë euro. Ne e kemi kundërshtuar edhe me votë në Komision por edhe në Kryesi por mazhoranca i ka numrat dhe e procedojë që të jetë në mbledhjen e radhës në ditën e enjte”, ka thënë ai.

Më tutje Tahiri deklaroi se pagesa e energjisë elektrike për veriun e Kosovës, nga taksat e qytetarëve është një padrejtësi.

“Kamuflimi që po bëhet se këtë kosto po e paguan KOSTT-i, ne po e themi prapë që ajo dividendë që duhet të vijë nga KOSTT-i si ndërmarrje publike do të duhej që të derdhej në buxhetin e Kosovës. Pra, kjo mazhorancë po vendos që me taksat e qytetarët të paguhet energjia elektrike për veri të Kosovës. Është një padrejtësi që e ka parandaluar edhe vendimi i Gjykatës në vitin 2018”, ka thënë më tutje Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë