Loading…

Kuvendi solidarizohet me familjarët e të aksidentuarve në Gjilan: Jemi pranë tyre, do t’u dalim në ndihmë

  • 07/03/2019 | 16:15

Kuvendi solidarizohet me familjarët e të aksidentuarve në Gjilan: Jemi pranë tyre, do t’u dalim në ndihmë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, në seancën e Kuvendit ka kërkuar që institucionet e Kosovës, t’i dalin në ndihmë Komunës ë Gjilanit, pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot, ku një person mbeti i vdekur e 15 të lënduar, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka ftuar kryeministrin dhe Ministrinë e Punëved të Brendshme, që t’i dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit.

“E ftoj kryeministrin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit. Jemi pranë familjarëve dhe gjithë atyre që kanë pësuar nga kjo tragjedi dhe do t’i dalim në ndihmë”, tha deputeti.

Pas Pajazitit, ka folur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjendja pas aksidentit në Gjilan është nën kontroll.

“Është një aksident me përmasa të mëdha, ka të vdekur, ka të lënduar. Jam dëgju ma herët me z. Lutfi Haziri dhe kemi biseduar me gjithë nivelin nacional. Situata është nën kontroll, në menaxhim dhe vazhdojmë  të jemi afër kësaj gjendje”, tha kryeministri.

Rreth aksidentit ka folur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Verseli, i cili ka thënë se shpreson që nga ky aksident të ketë sa më pak viktima./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë