Loading…

Kuvendit dhe Qeverisë i dorëzohet nesër Peticioni

  • 28/11/2016 | 19:10

Kuvendit dhe Qeverisë i dorëzohet nesër Peticioni

Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë por edhe Komisionit Parlamentarë për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione do t’i dorëzohet nesër peticioni “Drejtësi për Astritin”.

Këtë do ta bëjnë vetë organizatorët nga shoqëria civile të cilët ditë më parë nisën mbledhjen e nënshkrimeve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen dorëzimit të këtij peticioni.

“Të nderuar qytetarë ju ftojmë nesër në orën 14:00 të bashkangjiteni në dorëzimin e peticionit #DrejtësiPërAstritin të nënshkruar nga ju. Peticioni do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione”, thuhet në njoftim.

Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi, janë personat që në emër të të gjithë qytetarëve do të dorëzojnë peticionin./gazetametro.net

peticioni-per-drejtesi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë