Loading…

Ky është 19 vjeçari që i vrau me thikë dy vajza shqiptare

  • 30/04/2021 | 09:55

Ky është 19 vjeçari që i vrau me thikë dy vajza shqiptare

Një 19 vjeçar dyshohet t’i ketë vrarë me thikë dy vajza shqiptare. Ngjarja tragjike, sipas raportimeve të mediave amerikane, ka ndodhur në Largo të Floridas.


Sage Gayle Curry po përballet me akuzën e vrasjes së dy vajzave (të cilat mendohet se janë nga Shqipëria). Sipas Departamentit të Policisë në Lagos i dyshuari i ndoqi viktimat deri në shtëpinë e tyre.

Trupat e pajetë të vajzave shqiptare u gjetën brenda banesës së tyre, derisa policinë e lajmëroi një fqinj i viktimave.

Sipas policisë, 19 vjeçari hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu veprën duke lënë të vdekur dy vajzat.

Pas ngjarjes tragjike, Sage Gayle Curry u largua ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë