Loading…

Ky është 24 vjeçari që vdiq mbrëmë pas plagosjes me armë në poligonin e shenjëtarisë

  • 02/12/2021 | 09:02

Ky është 24 vjeçari që vdiq mbrëmë pas plagosjes me armë në poligonin e shenjëtarisë

Mbrëmë një ngjarje e ëndë ka ndodhur në Obiliq, ku një 24 vjeçar vdiq pasi u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë ‘Katana’, shkruan Gazeta Metro.


Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe vëllai i Blendinit, i cili ka shkruar disa fjalë prekëse.

“Të shpërbleftë Allahu me xhenet vëllai im, copëza jem e shpirtit. Të gjithë miqve tanë ju japim lajmin se Blendin Bytyqi, gëzimi dhe hareja e shtëpisë sonë ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai.

Poligoni i Shenjëtarisë në Obiliq ku vdiq i riu, ka reaguar menjëherë pas lajmi u raportua në media, duke thënë se është vetëvrasje e qëllimshme.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga ky poligon, ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat e sigurisë.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshirë në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohësh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar te gjitha procedurat standarde të sigurisë. Kërkojmë nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit. Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do ta merrni nga zyrtarët përkatës të Policisë se Kosovës”, thuhet në reagimin e poligonit.

24-vjeçari ndërroi jetë në QKUK, rreth një orë e gjysmë pasi që u plagos.

Më poshtë keni fotografinë e të ndjerit të cilën e ka publikuar Sinjali. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë