Loading…

Ky është 32 vjeçari i vrarë sonte në Pejë |FOTO

  • 17/09/2018 | 00:09

Ky është 32 vjeçari i vrarë sonte në Pejë |FOTO

Një person është vrarë sonte në rrugën ‘Zhujë Selmani’ në Pejë.


Metro ka mësuar se personi është vrarë sonte rreth orës 21:52, i takon komunitetit egjiptian.

Kenan Sulltan Sadrija, 32 vjeçar nga komuniteti egjiptian është vrarë sonte afër Fabrikës së Bukës në Pejë, shkruan gazetametro.net.

Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:52 minuta. Personi i vrarë është i gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Rugova ka thënë se nuk dihen akoma shkaku dhe vrasja e këtij personi, duke shtuar se hetimi i këtij rasti po vazhdon./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë