Loading…

Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë

  • 25/11/2022 | 11:47

Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë

Sot është raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një familje në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. I dyshuari është dorëzuar në organet e hetuesisë dhe ka pranuar krimin e kryer.


Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Izet Godeni, 70-vjeçar.

Godeni dyshohet se gjithë aktin makabër ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëpatë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës ku kanë hasur në trupin e viktimës. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë