Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar limitin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme, shkruan Gazeta Metro.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.60 euro.
Benzina do të kushtojë 1.33 euro gjatë 24 orëve të ardhshme.
Ndërkaq për gazin, çmimi është 0.76 euro.
Më poshtë njoftimi i plotë nga MINT. /gazetametro.net