Loading…

Ky është daja ‘monstër’, që po akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nipin e tij 8-vjeçar

  • 25/11/2021 | 19:44

Ky është daja ‘monstër’, që po akuzohet se ka abuzuar seksualisht me nipin e tij 8-vjeçar

Nën masa të rrepta sigurie, është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 45-vjeçari Belul Kokollari.


Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja e çështjes si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.

Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.

45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8 vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë