Loading…

Ky është deshifrimi i analistit kosovar rreth lënies së Lumir Abdixhikut numër 11 nga LDK

  • 16/01/2021 | 23:05

Ky është deshifrimi i analistit kosovar rreth lënies së Lumir Abdixhikut numër 11 nga LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi sonte listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ish-ministri Lumir Abdixhiku nuk u përfshi në dhjetëshen e parë. Kjo nxiti reagime të ndryshme.

Analisti Shkodran Ramadani nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka dhënë arsyet e tij rreth vendimit të partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Lumir Abdixhiku nuk eshte rastesisht i renditur ne numrin 11. “Je i mire, por nuk je mjaftueshem besnik ndaj partise. Nuk e ke mbrojte partine kur ajo u sulmu ma se shumti. Nuk u bere pjese e Qeverise Hoti ne shenje proteste per rrezimin e Qeverise Kurti. Permes heshtjes u bere krah i Vjosa Osmanit. Tash te qesim mas Driton Selmanajt, qe ka nxjerre flake prej goje si drague t’u luftu me rivalet. Nuk je per dhjeteshe bre djale.” Keshtu pak a shume Agim Veliu ia ka kumtu lajmin Lumirit”, shkroi Ramadani në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë