Loading…
Ky është filmi i parë shqiptar që konkurron në festivalin e Kanës
  • 22/04/2019 | 22:17

Ky është filmi i parë shqiptar që konkurron në festivalin e Kanës

Për herë të parë vendi jonë do të konkurrojë në eventin e njohur në Festivalin e Filmit në Kanë ku do të garojë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, transmeton Gazeta Metro.


“The Van” është bashkëprodhimi shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit, në të cilin interpretojnë Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard.

Për këtë emocion të përzgjedhjes zyrtare të këtij filmi është shprehur edhe njëri nga aktorët kryesor të tij, i cili tha se: “Fillimisht dua të theksoj që jam shumë i lumtur që jemi pjesë e Festivalit prestigjioz të Kanës. Është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh një aktori. Falënderoj regjisorin që më dha mundësinë të jem ndër rolet kryesore në këtë film dhe puna jonë të prezantohet në këtë festival të madh”, ka thënë Afrim Muçaj.

Ndërkohë regjisori i filmit, Erenik Beqiri, një artist i ri në moshë nisi të shkruante skenare e të drejtonte shesh xhirime që në kohën e studimeve, kur edhe bashkëpunoi në tre filma, të gjithë të metrazhit të shkurtër: “Alfonso”, “Bon Appetit” dhe “The Van”, dy të parët thuajse me vetë-financim. Për “Bon Appetit” është nderuar me dy çmime në festivale, në vitet 2017 dhe 2018./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë