Loading…

Ky është futbollisti që vdiq sot në Kosovë, ishte i ftuar për prova nga Anderlecht

  • 03/12/2022 | 16:11

Ky është futbollisti që vdiq sot në Kosovë, ishte i ftuar për prova nga Anderlecht

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se futbollisti që ndërroi jetë sot në ndeshjen mes A&N dhe Trepçës’89 është Erion Kajtazi, transmeton Gazeta Metro.


Siç thuhet në njoftimin e FFK’së ai gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja në një moment kishte rënë pa vetëdije në fushë.

Pastaj, stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

”Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak. Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit,” thuhet në njoftimin e FFK’së.

Kajtazi kishte qenë i ftuar nga gjiganti belg, Anderlecht, për të shkuar në disa prova javore.

Kjo ishte bërë e ditur pak muaj më parë nga menaxheri i tij, Shukri Asllani, në një prononcim për ‘LIG Sport’.

“Erioni posedon disa cilësi të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Është lojtar i ri, fizikisht dhe teknikisht shumë i mirë. Erioni është poashtu lojtar me potencial të madh. Unë jam kurreshtar ta shoh se si do të paraqitet ai në një nivel më të lartë se ky në Kosovë dhe tek një klub i madh sikur që është Anderlecht. Unë besoj në cilësitë dhe potencialin e Erionit si lojtar dhe jam optimist në këtë drejtim”, kishte thënë menaxheri Shukri Asllani.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Kosovës, ku është paraqitur në ndeshje të mëdha ndaj Austrisë, Ukrainës, Italisë, Sllovenisë, Bullgarisë e Turqisë. Ndërsa, pozita e tij e preferuar ka qenë sulmues qendror. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë