Loading…

Ky është gjeniu kosovar: Vetëm 8 vjeç dhe bën teste për mësimdhënësit e tij

  • 18/03/2019 | 21:14

Ky është gjeniu kosovar: Vetëm 8 vjeç dhe bën teste për mësimdhënësit e tij

Gjeniu kosovar, Ditrin Selmani është vetëm 8 vjeç dhe po harton teste edhe për mësimdhënësit e tij. Niveli i inteligjencës së këtij vogëlushi është mbi mesataren, transmeton Gazeta Metro.


Mësuesja e tij, Jehona Kastrati tha se as ata si mësues nuk arrijnë të përgjigjen pytjeve dhe intelegjencës së tij.

“Janë shumë të vështira dhe ne nuk mundemi me u përgjigj, në të gjitha fushat, në të gjitha lëndët”, tha mësuesja Kastrati.

Ai njeh mirë  planetët e satelitët. I kupton dhe i thjeshtëzon edhe disa enigma të universit. Ai madje ka botuar një libër më titullin “Univerzi im” Por, përveç astronomisë të cilën e ka të preferuar vogëlushi e njeh mirë edhe anatominë e trupit të njeriut.

Niveli i inteligjencës së tij pas testimit nga instituti Atom ka dalë i përafërt me kriterin e kërkuar të këtij institucioni që merret me fëmijët që kanë shkallë të lartë të inteligjencës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë