Loading…

Ky është i ftuari i radhës nga Specialja

  • 11/12/2019 | 20:14

Ky është i ftuari i radhës nga Specialja

Specialja i ka dërguar ftesë edhe Alush Shalës, asambleistit të AAK’së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shala përmes njoftimit në Facebook, duke treguar edhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur kësaj ftese.

“I dashur populli i Kosovës, të respektuar bashkëluftëtar, ju njoftoj se para pak çastesh pranova ftesën si dëshmitar nga dhomat e specializuar në Hagë. Natyrisht që do i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese edhe pse është e padrejtë. Rroftë UÇK’ja, lavdi Dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Shala në njoftimin e tij për publikun.

Sot gjatë ditës edhe një tjetër ish-luftëtarë tjetër nga Prizreni, Zafir Berisha, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë