Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e djeshme në Shëngjin, në zonën e njohur si Rana e Hedhun, ku dy shtetas nga Kosova humbën jetën pasi u rrëmbyen nga dallgët e mëdha të detit.
Viktima të kësaj tragjedie janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku.
Për ndarjen nga jeta të Leonit Aliut, me fjalë të prekshme ka shkruar babai i Leonitit.
“Ah djali jem Leonit ike shpejt nga kjo bot pse na le kaq heret bre biri im do te kujtoj gjithmon me mall shpirti im bir !”, ka shkruar i ati.
I riu ishte i njohur edhe në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosovë.