Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LDK’së, Ardian Shala, del të jetë kandidati për kryetar komune më i votuar në nivel të Kosovës me 711 vota. Ndërsa pas radhitet kandidati i LDK’së, për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është dyti më i votuari nga diaspora në nivel të Kosovës, i cili ka marrë gjithsej 446 vota, edhe pse Shehu është renditu i dyti në Junik sa i përket votave të rregullta, shkruan Gazeta Metro.
E përditësuar:
Ndërsa kandidati i tretë më i votuar nga diaspora është poashtu është nga radhët e LDK’së, ai është Behxhet Xheladini, kandidati për kryetar të Dragashit, i cili ka marrë gjithsej 359 nga diaspora.
Agron Kuçi i cili marrë gjithsej 332 vota nga diaspora renditet si i katërti më i votuar në nivel të Kosovës. Kuçi është më i votuari në Junik sa i përket votave të rregullta me 1.062 vota, ose e thënë ndryshe 47.26%.
Duhet theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime. Pas vlerësimit dhe verifikimit nga shërbimi votues, brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ka thënë zëdhënësi i KQZsë, Valmir Elezi.
“Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga perosna të njëjtë (168), etj.”, tha Elezi./gazetametro.net