Loading…

Ky është kosovari që u vra sot në Zvicër

  • 24/09/2020 | 17:57

Ky është kosovari që u vra sot në Zvicër

Në mëngjesin e të enjtes, një kosovar ka mbetur i vdekur në Zvicër. 


Sipas raportimeve deri te vdekja e tij  ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut.

Aty ka mbetur i vdekur 47 vjeçari M.Berisha nga Gjakova.

Përpos Berishës  të plagosura kanë mbetur edhe dy gra, njëra e moshës 50 dhe tjetra e moshës 18 vjeçare.

M.Berisha, 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

 

Kosovari raportohet se ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë