Loading…
Ky është kosovari vrau me thikë gruan e tij dhe të dashurin e saj afgan
  • 19/08/2019 | 10:20

Ky është kosovari vrau me thikë gruan e tij dhe të dashurin e saj afgan

Një kosovar ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij dhe burrin që ishte në lidhje me të në Gjermani, e gjithë ngjarja është zbuluar se ka ndodhur në prani të një foshnje 2 muajshe, shkruan Gazeta Metro.

Të shtunën rreth orës 14:20, në Iserlohn, Gjermania është tronditur nga një vrasje të dyfishtë e cila është kryer nga një kosovar.

Sipas agjencisë së lajmeve “dpa”, sulmi ka ndodhur nga një burrë 43 vjeçar i cili raportohet të ketë vrarë me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij 32 vjeçe dhe një burrë tjetër 23 vjeçar, që mediat në Gjermani raportojnë të ketë qenë partneri i ri i viktimës.

Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23 vjeçari nga Afganistani.

Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.

Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave sot,del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.

Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

Mediumi tjetër i madh gjerman, “Bilt”, raporton se në kohën e sulmit, të ndodhur në një stacion treni, viktima femër me vete kishte edhe beben e saj 2 muajshe (vajzë), e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Në veturën e viktimës grua në kohën e krimit ishte një vajzë dy muajshe. E bija e viktimave u shpëtua nga dëshmitarët. Foshnja u dërgua në spital pa lëndime dhe tani është nën kujdesin e zyrës për mirëqenie. Sipas gjendjes aktuale të hetimit, dyshohet se 23 vjeçari është babai i fëmijës”, raporton “TZ”.

Në kohën e aktit, afër vendit të ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, përfshirë edhe një dasmë që po ndodhte aty pari me rreth 20 persona.

Trupi i pajetë i gruas mbeti në një parking automjetesh, ndërkaq trupi i burrit mbeti në platformë.

“Stacioni është mjaft qendror dhe në kohën e krimit ka pasur shumë persona afër”, ka thënë një zëdhënës policor.

Mysafirët e dasmës kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe janë strehuar në ndërtesat e afërta./gazetametro.net

Pamje nga vendi i ngjarjes ku kosovari vrau ish-gruan dhe të dashurin: Shihet edhe foshnja 2 muajshe

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë