Loading…

Ky është kryeministri i vetëm Europian që nuk është vaksinuar, vjen nga Ballkani

  • 11/11/2021 | 18:22

Ky është kryeministri i vetëm Europian që nuk është vaksinuar, vjen nga Ballkani

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha sot se nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit për shkak se ka një numër të mjaftueshëm të antitrupave. Kjo e bën atë të vetmin lider në Evropë që nuk e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.


“Numri im i antitrupave po rritet dhe nuk e di nga ka ardhur ky fenomen. Në momentin që numri është nën 100 do të vaksinohem”, ka thënë Krivokapiq, duke theksuar se gjithmonë do t’i ndjekë këshillat e mjekut të tij.

Krivokapiqi shpesh është kritikuar nga publiku malazez për shkeljen e masave epidemiologjike, veçanërisht në tubimet fetare të Kishës Ortodokse Serbe.

Portali Analitika i Podgoricës vuri në dukje se Mali i Zi tani është i vetmi vend në Evropë, qeveria e të cilit udhëhiqet nga një kryeministër i pavaksinuar.

Në Mal të Zi, numri i të sëmurëve dhe vdekjeve nga koronavirusi është rritur në dy javët e fundit dhe zyrtarët shëndetësorë po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Epidemiologët malazezë kanë kërcënuar se nëse gjendja shëndetësore vazhdon të përkeqësohet, lejet për Covid së shpejti mund të jenë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e administratës publike.

Mali i Zi deri më tani ka vaksinuar afër 55% të popullsisë së rritur. Që nga fillimi i pandemisë në atje kanë vdekur mbi dy mijë persona, ose mbi 0.3 për qind e popullsisë malazeze.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë