Loading…

Ky është lajmi i parë i rremë që u shpërnda 8 dekada më parë

  • 22/10/2019 | 19:01

Ky është lajmi i parë i rremë që u shpërnda 8 dekada më parë

‘Vraponi, shpëtoni kokën, diçka e keqe po vjen’, ishte lajrmi i parë i rremë që u shpërnda 80 vjet më parë nga aaktori dhe regjisori me famë botërore Orson Welles, shkruan Gazeta Metro.


30 tetorin e vitit 1938, Wells dhe ekipi i tij ndërprenë transmetimin e zakonshëm, radiofonik “Columbia Broadcasting System” për një radio-dramatizim të romanit të H.G. Wells: “Lufta e botëve”.

Ata që po dëgjonin megjithatë, e kuptuan ndryshe: Welles u tha se marsianët kishin mësyrë Tokën dhe situatën e bënë më të besueshme raporte si ato qe flisnin për një meteor të rënë mbi një ferme në Nju Xhersi, apo që banorët e Marsit qenë vërsulur mbi Nju Jork!

Të bindur se lajmi ishte i vërtetë, pasi e “kishin dëgjuar në radio“, mijëra vetë telefonuan nëpër stacione policie apo redaksi gazetash për të pyetur si të largoheshin nga qyteti apo si të mbroheshin nga “sulmet me gaz“.

Të tjerë braktisën shtëpitë, ndërsa një numër i madh të rriturish patën nevojë për trajtim mjekësor për shkak se ishin në “gjendje shoku“.

Tetë dekada më vonë, një histeri popullore e atyre përmasave, vazhdon të mbetet e pa sfiduar. Vlerësohet se rreth 20% e atyre që e dëgjuan radio dramatizimin, që do të thotë gati 1 milion persona, menduan se ishte i vërtetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë