A ju kujtohen laptopët e vogël të quajtur “netbook”?
Tash, një kompani e Kinës është duke i kthyer prapë në treg. Laptopi i vogël i quajtur “GPD” është një laptop i vogël i cili ka të instaluar Windows 10 dhe ajo çka e bën atë më interesantin është se mund ta futni në xhepin tuaj.
Ky laptop dallon nga “netbook’ët” ngase ishte në një fushatë të quajtur “Indiegogo” në të cilën kishte ngritur 3 milion dollarë. Për fat të keq, fushata është mbyllur.
Kompania thotë se laptopët do të jenë në shitje gjatë muajit Qershor./gazetametro.net