Loading…

Ky është makjazhi i pranverës

  • 15/03/2017 | 23:31

Ky është makjazhi i pranverës

Fjalët bëhen të vështira: kemi mësuar të njohim konturimin, për të krijuar hijëzime në fytyrë, më pas strobing, dhe tashmë është momenti i “chroming”, një tjetër teknikë makjazhi.

“Chroming” na mëson të krijojmë efekte drite në fytyrën tonë duke i dhënë vlerë linjave, me një avantazh më shumë duke përdorur në mënyra të ndryshme produkte që tashmë janë në çantën tonë të tualeteve.

Sekreti qëndron në përdorimin e një buzëkuqi me ngjyrë perle apo metalike në vend të ruzhit, duke theksuar ndriçimin e tipareve të fytyrës, duke i dhënë vlerë në mënyrë natyrale.

Chroming është një teknike trukimi që vjen direkt nga teknika strobing. Por kjo e fundit është më e komplikuar për të dhënë rezultate për ato që nuk janë eksperte. Ndërsa chroming është më e thjeshtë, sepse mjafton ta aplikosh në pikat e përzgjedhura buzëkquin e përshtatshëm për të patur një efekt drite më intense.

I pari që ka përdorur këtë teknikë është Dominic Skinner, artisti i make up për Mac Cosmetics i cili ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram të një makjazhi të tillë të realizuar pas kuintave të një sfilate. Qëllimi i kësaj teknike është të ketë ndriçim të nuancave metalike, më shumë se sa efektin tipik të strobing. tansmeton tch.

Gjithë sekreti qëndron në përdorimin e buzëkuqit për të bërë mollëzat, faqet dhe zonat e tjera të fytyrës që duam ti japim ndriçim, me një vel butësie dhe të dukshëm në dritë. Buzëkuqët më të mirë për realizimin e kësaj teknike janë ata gjysmëtransparent, me efekt ndriçimi. Ngjyrat varen nga shijet personale apo ngjyra e lëkurës, por më të përshtatshëm janë ata me ngjyra perlash apo nude, apo tonet e të bardhës transparente, nga roza tek bezha, por gjithmonë me tone të shndritshme apo lehtësisht metalike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë