Sulmuesi i SHBA’së, Joshua Sargent, ka pësuar një dëmtim të rrezikshëm sonte në ndeshjen ndaj Iranit, transmeton Gazeta Metro.
Ai në minutën e 75’të duke u munduar t’i shpëtoi një ndërhyrje të mbrojtësit të Iranit, Majid Hosseini, e përplasi në tokë shumë keq këmbën e djathtë me ç’rast u detyruar të lëshoi fushën.
Përveç tij, sonte te SHBA’ja kanë pësuar dëmtim edhe dyshja kryesore e kombëtares, Christian Pulisic dhe Weston McKennie.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) November 29, 2022
Në anën tjetër, kur po zhvillohen minutat e fundit rezultati aktual është 1-0 për SHBA’të falë golit të shënuar nga Pulisic në minutën e 38’të.
Në ndeshjen tjetër të grupit B Anglia është duke triumfuar me rezultat 0-3 kundër Uellsit. /gazetametro.net