Loading…

Ky është motivi i plagosjes së Azem Vllasit

  • 13/03/2017 | 19:23

Ky është motivi i plagosjes së Azem Vllasit

Libri botuar së fundi nga Azem Vllasi, duket të jetë arsyeja e plagosjes së tij.


Këtë e ka thënë drejtoresha e shtypshkronjës ku u botua libri i Vllasit, Flaka Surroi, por edhe avokati Tomë Gashi.

Sipas Surroit, nëse kjo është arsyeja e plagosjes së Vllasit, kjo dëshmon se sa e lirë është jeta në Kosovë.

“Sot vonë kuptova për tentativën për t’ia shuar jetën Azem Vllasit. Nëse arsyeja qenka libri që doli para pak kohësh nga Botimet KOHA, atëherë kjo dëshmon edhe njëherë se sa e lirë është jeta në Kosovë. Nëse dikujt nuk i pëlqen se ç’thuhet në libër, le ta kundërargumentojë me fjalë, e jo me plumba! ”, ka thënë Surroi.

Po ashtu, edhe avokati Tomë Gashi motivet e tentim-vrasjes i ka lidhur me librin e Vllasit.

“Nuk duhet të hakmerret dikush ndaj tij vetëm nëse nuk i pëlqen dikujt diçka e publikuar në librin e tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit, avokati Azem Vllasi u plagos me armë zjarri, për të cilin rast, Policia ka arrestuar më pas Murat Jasharin dhe një person tjetër në cilësinë e të dyshuarve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë