Moti në Kosovë ditën e mërkurë do të jetë me vranësira dhe diell, shkruan Gazeta Metro.
Sipas parashikimit nga Prishtina Weather, paradite me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 9 dhe 13C, e ato maksimale nga 20C deri në 22C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e jugperëndimi 6-14m/s.
Nga dita e djeshme në Prishtinë, në stacionin personal janë akumuluar deri në 37mm të reshura, derisa sipas matjeve të IHMK-së në stacionin në Junik vetëm ditën e hënë sasia e reshjeve është 84mm. /gazetametro.net