Loading…

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të shkurtit

  • 31/01/2023 | 20:58

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të shkurtit

Ditën e parë të shkurtit nuk parashihen të reshura. Mëngjesi do të jetë me ngrica dhe vransira kalimtare, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell, sipas Prishtina Weather, transmeton Gazeta Metro. 


Temperatura minimale zbret në -3C e -1C, e ajo maksimale shënon rritje deri në 6C e 8C.

Të enjten deri në mesditë do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite priten të reshura shiu, që më vonë shndërrohen në reshje bore.

Të premten më shumë vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta bore. Të enjten temperaturat maksimale shkojnë deri në 8C e 10C, e në fundjavë zbresin në 2C e 4C. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë