Loading…

Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

  • 29/01/2023 | 23:20

Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, ku pritet të ketë edhe reshje bore, shkruan Gazeta Metro.


Moti i ftohtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të para të muajit shkurt.

Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri nga mesi i javës, në 6C e 7C, më pas në rënie, deri në 1C të premten. Ndërkaq ato minimale luhaten ndërmjet -1 e -5C

Njoftimi i plotë:

Mot i ftohtë ditëve të para të shkurtit.  Priten kushte edhe për reshje bore.

29.01.2023 – Në javën gjatë kalimit në muajin shkurt, po parashihet të mbajë mot i ftohtë, sidomos në pjesën e dytë të javës.  Do të ketë vransira të ndryshueshme, por dhe intervale me diell.  Ditën e martë shfaqen mundësi për reshje të dobëta bore.

Në pjesën e dytë të javës nga dita e enjte parashihet një depërtim i të ftohtit arktik që sjell rënie të temperaturave dhe mundësi të reja për të reshura bore.

Cilësia e ajrit e ajrit do të jetë më e ndryshueshme ditëve të ardhshme, varësisht nga kushtet meteorologjike.  Kryesisht indeksi do të jetë në vlera të larta të ndotjes, në të dobëta e shumë të dobëta.  Ditën e martë me qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

30.01 – Vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

31.01 – Vransira të ndryshueshme.  Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale të dobëta bore.

1.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.

2.02 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite më vonë priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

3.02 – Ftohtë e me vransira të ndryshueshme.  Herë herë me reshje lokale të dobëta bore.

Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri nga mesi i javës, në 6C e 7C, më pas në rënie, deri në 1C të premten. Ndërkaq ato minimale luhaten ndërmjet -1 e -5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-10m/s, me hove edhe deri në 14m/s ditën e martë.  Ditën e mërkurë dhe enjte me kahje nga perëndimi e jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, por herë herë me tendencë të rritjes edhe në vlera më të larta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë