Loading…

Ky është parashikimi i motit për sot

  • 26/11/2021 | 08:07

Ky është parashikimi i motit për sot

Sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, derisa pritet edhe riga lokale shiu, shkruan Gazeta Metro.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë