Loading…

Ky është ‘përbindëshi bërthamor’ amerikan që shkaktoi tërmet

  • 04/01/2022 | 18:26

Ky është ‘përbindëshi bërthamor’ amerikan që shkaktoi tërmet

Marina amerikane në verë kishte krijuar një shpërthim të fuqishëm në det të hapur duke përdorur mijëra kilogramë eksplozivë, i cili shkaktoi një tërmet artificial me magnitudë 3,9 i shkallës rihter, për të testuar qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses gjigante USS Gerald R. Ford.


Shpërthimi ndodhi pranë “përbindëshit bërthamor”, rreth 100 milje larg brigjeve të Floridës. Me anë të një postimi në Twitter, Marina amerikane konfirmoi qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses, e cila mund të vijojë misionin e saj pavarësisht nga goditjet që mund të marrë.

Qëllimi i këtij testimi ishte të provonte reagimin e aeroplanmbajtëses nga tronditjet e shkaktuara nga shpërthimi në afërsi të saj.

Si pasojë e shpërthimit në det të hapur, autoritetet sizmologjike amerikane regjistruan një tërmet me magnitudë 3,9 të shkallës rihter.

USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.

Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.

Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë),  dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë